Liverpool do të nënshkruajë një kontratë të re sponsorizimi me kompaninë amerikane të veshjeve dhe aksesorëve New Balance duke nisur nga sezoni 2019/2020.
Në këtë pikë, New Balance me bazë në Massachustetts vendosi që të rrisë kontributin e saj te Liverpooli edhe me 30 milionë Paund të tjerë duke i dhënë mundësinë që të kalojë edhe manchester united me kontratën e nënshkruar me Adidas
Vlen të kujtohet se ‘The Football 50’ e përfshiu Livepoolin si një prej markave më të forta në botë përsa i përket marketingut pas Barcelonës, Realit të Madridit, bayernit të Mynihut dhe Manchester United. në të njëjtën kohë, Liverpooli rezultoi si klubi që është ndjekur më shumë sezonin e kaluar me 880 miliionë shikues në të gjithë kompeticionet që mori pjesë./topchannel