Lirohen katër shtetasit turq pas akuzës për hyrje të paligjshme në ‘’një zonë të ndaluar’’

Katër shtetas turq, dy prej tyre gazetarë u arrestuan në Greqi për hyrje ‘’në një zonë të ndaluar’’ në afërsi të kufirit greko-turk, ku u dënuan sot me tre muaj burg me kusht dhe më pas janë lënë të lirë, bëhet e ditur nga burime të policisë.

Ata u arrestuan ditën e enjte dhe sipas dëshmisë së tyre në gjykatën e Orestiada-n, qytet grek pranë kufirit, ku u zhvillua gjyqi për akuzën e ngritur ndaj tyre, u arrit në përfundimin se ‘’ata nuk ishin të informuar që zona ishte e ndalur.

Dy prej tyre deklaruan se ishin ‘’gazetarë’’ të cilit kishin ardhur për të xhiruar një reportazh për një aksident që u regjistrua të enjten në mëngjes në lumin Evros, ku ndodhet kufiri midis Greqisë dhe Turqisë. Një anije me nëntë persona në bord në përpjekje për të kaluar nga Turqia në Greqi ishte përmbysur dhe një grua së bashku me tre fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur.

‘’Dy personat e tjerë të arrestuar deklaruan se ishin të afërm të familjes së zhdukur’’, sipas së njëjtit burim.