Liga e Kampionëve, Justin Kluivert vendosi dy rekorde

Në paraqitjen e mirë të “ujkonjës”, e cila fitoi me rezultat prej 5:00, ku hat-trick shënoi Edin Xheko, Kluivert shënoi në minutën e 73-të duke hyrë kështu në historinë e Romës dhe futbollit holandez

Sulmuesi i ri i Romës, Justin Kluivert, mbrëmë në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen shënoi golin e parë për klubin e ri, dhe kështu vendosi dy rekorde të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në paraqitjen e mirë të “ujkonjës”, e cila fitoi me rezultat prej 5:00, ku hat-trick shënoi Edin Xheko, Kluivert shënoi në minutën e 73-të duke hyrë kështu në historinë e Romës dhe futbollit holandez.

I biri i Patrick Kluivert, futbollisti i dikurshëm i kombëtares së Holandës, me 19 vjeç e 150 ditë u bë lojtari më i ri i Romës që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve, që kur kjo garë luhet nëpër grupe.

Në të njëjtën kohë Kluivert vendosi edhe një rekord duke u bërë futbollisti më i ri që ka dhënë gol për një klub të huaj në Ligën e Kampionëve.