Liga Ballkanike/ Teuta humb në finale ndaj Blokotekna

Teuta nuk ia del dot të çojë deri në fund mrekullinë në Ligën ballkanike në basketboll për meshkuj.

Teuta nuk ia del dot të çojë deri në fund mrekullinë në Ligën ballkanike në basketboll për meshkuj.

Skuadra durrsake që ishte në pjesëmarrjen e saj të parë në këtë eveniment arriti të kalojë në finalen e Ligës Ballkanike ku u përball me skuadrën e Blokoteknës ndaj së cilës humbi me rezultatin me skuadrën maqedonase që u shpall kampione e Ballkanit, ndërkohë që skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali u kënaq me medaljen e argjendtë

Që në fillim u duk se Teuta do ta kishte mjaft të vështirë për të fituar këtë finale pasi skuadra e Blokoteknës e vuri kontrollin e saj në parket shumë shpejt teksa fitoi periodën e parë 25-9, raporton Top Channel.

Teuta pati momente më të mira në periodën e dytë të cilën e fitoi 21-17 duke e reduktuar disi disavantazhin në këtë finale teksa skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 42-30 për maqedonasit

Me rikthimin në parket, Blokotekna e thelloi akoma më shumë diferencën në pikë, pasi e mbylli periodën e tretë 28-15 duke e çuar rezultatin përpara fillimit të 10 minutëshit të fundit 70-45. Në periodën e katërt të ndeshjes, u pa një Teutë shumë më e saktë në lojën e saj e cila arriti të fitojë këtë fraksion të lojës 23-12, por për durrsakët ishte shumë vonë pasi sfida u mbyll me rezultatin 82-68 në favor të Blokoteknës që u shpall kampione e Ballkanit.

Është kjo një humbje që gjithsesi nuk ia zbeh meritat skuadrës së Teutës për të cilën edhe kjo medalje e argjendtë është një sukses i rëndësishëm pasi tregon formën mjaft të mirë të shfaqur në këtë eveniment