Lezhë, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin P.Gj., banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin P.Gj., banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 359, në Nëntor 2018 , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, raporton Top Chnanel.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit te Policisë së Lezhës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E.M, 61 vjeç, banues në Ishull, Lezhë. Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 336, date 06.11. 2019, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve penale”.