Lewis Hamilton fiton garën e fundit të Formula 1 në Abu Dhabi

Hamilton fiton edhe garën e fundit; Alonso largohet nga F1

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabi dhe e mbyll kampionatin botëror të Formulës 1 me 11 fitore dhe me titullin e radhës në xhep.

Piloti britanik e dominoi garën e fundit sezonale qysh prej fillimit e derinë fund, duke i lënë pas vetes pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe atë të Red Bullit Max Verstappen.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen u detyrua që të largohet kah mesi i garës për shkak të problemeve teknike.

Vetëm në vend të 11 Fernando Alonso, i cili i jep kështu lamtumirën Formulës 1 pas 17 sezonesh dhe dy titujsh kampion.