Leo Messi: Futbollin e dua por familja është mbi gjithçka

Përpara disa javësh, në një intervistë të tij për mediet italiane, Cristiano Ronaldo i bëri një ftesë rivalit të tij Lionel Messi, për një sfidë të re në Serie A. Kapiteni i Barcelonës iu përgjigj kësaj ftese, po me një intervistë, por për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Lionel Messi dha një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle Marca, ku foli edhe për mundësinë e rikthimit të Neymar te Barcelona.

“E shoh shumë të vështirë. Do të më pëlqente që të kthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen në dhomat e zhveshjes. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shoh të vështirë të largohet nga Parisi. PSG nuk do ta lejonte largimin e tij”.

Messi edhe këtë herë kujtoi se Barcelona është shumë e fokusuar për të fituar Champions League-n.

“Çdo vit, motivimi për ta fituar këtë trofe është i madh. Është kompeticioni më i veçantë dhe që më entuziazmon më shumë në nivel klubesh.”

A do ta pranonte Messi ftesën e Ronaldos për ta vijuar rivalitetin mes tyre në futbollin italian?

“Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim. Jam në ekipin më të mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë të ndryshoj ekip apo kampionat për të vendosur objektiva të reja”.

Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”, duke dominuan skenën e futbollit në dekadën e fundit. Kjo “diktaturë” u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modric, që e mori çmimin në fjalë.

Sa iu takon vlerësimeve individuale, Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë”, duke krijuar një duopol në çmimin prestigjioz, midis viteve 2008 dhe 2017.

Kjo “diktaturë” u thye në vitin 2018, me ish-bashkëlojtarin e Ronaldos, Luka Modriç, që e mori çmimin në fjalë. Dhe Messi, në mënyrë të diskutueshme, përfundoi i pesti në votim; pas Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Ronaldo dhe Modric. Ai ka deklaruar se e dinte që nuk do ta fitonte “Topin e Artë” kësaj here, kur pa garën për çmimin.

“Dëgjova kandidatët për “Topin e Artë” dhe e dija që nuk isha në garë”, – shtoi Messi. Pavarësisht nga suksesi i Messit në futboll, ai ka këmbëngulur se ka ende prioritete më të larta në jetë: “Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”.