Lëndohet sulmuesi i Shqipërisë

Rey Manaj është rikthyer sot tek skuadra e tij Albacete, pas dy ndeshjeve të Shqipërisë.

Rey Manaj është rikthyer sot tek skuadra e tij Albacete, pas dy ndeshjeve të Shqipërisë.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të dal fare në fushën e gjelbër në stërvitje me skuadrën e tij, sepse është lënduar gjatë një ushtrimit në palestër.

Ai është lënduar në këmbën e djathtë, në të cilën ka pohuar se është duke ndjerë dhembje të mëdha.

Sulmuesi shqiptar do ti kalojë testet mjekësore për të përcaktuar masën e dëmtimit të pësuar.

Aty do të vendoset nëse ai do te jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës, ndaj Mirandës./KosovaPress/