Lekë protestuesve për bojën? Reagon Albana Vokshi

Ka reaguar demokratja Albana Vokshi, pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nxori një video në facebook, ku siç shkruante ai kjo e fundit po paguante protestuesit për bojën e hedhur në muret e ministrisë së Brendshme.

Vokshi shkruan në facebook se “Taulanti mendjen e ka vetëm te paratë”, dhe se “PS nuk heq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit”, shkruan Top Channel.

Postimi

Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.

Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157280480549429&id=559294428