LeBron James në listën e “top 5” koshashënuesve të NBA-së

Mbrëmë James zëvëndësoi ish-basketbollistin Wilt Chamberlain në pozitën e pestë të koshashënuesve më të mirë në NBA, duke u ndalur në kuotën prej 31.425 pikë

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka vendosur emrin e tij në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër Portland Trail Blazers, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 126-117, 33 vjeçari James shënoi 44 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime, duke e çuar numrin e koshave të shënuar në kuotën prej 31.425 pikësh.

Me këtë, ai ka zëvendësuar ish-basketbollistin Wilt Chamberlain në pozitën e pestë të koshashënuesve më të mirë në NBA.

Kareem Abdul-Jabbar mban vendin e parë me 38.387 pikë të shënuara, pas të cilit radhitet Karl Malone me 36.928 pikë.

Kobe Bryant mban pozitën e tretë me 33.643 pikë, ndërsa Michael Jordan radhitet i katërti me 32.292 pikë.

Koshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA

Kareem Abdul-Jabbar 38,387 pikë

Karl Malone 36,928

Kobe Bryant 33,643

Michael Jordan 32,292

LeBron James 31,425

Mbrëmë në orar ishin 11 ndeshje të sezonit 2018/19

Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 111-106

Washington Wizards-Cleveland Cavaliers: 119-95

Boston Celtics-Chicago Bulls: 111-82

Brooklyn Nets-Miami Heat: 107-120

Toronto Raptors-Detroit Pistons: 104-106

Milwaukee Bucks-Memphis Grizzlies: 113-116

Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans: 107-100

Oklahoma City Thunder-New York Knicks: 128-103

Dallas Mavericks-Utah Jazz: 118-68

Phoenix Suns-San Antonio Spurs: 116-96

Los Angeles Lakers-Portland Trail Blazers: 126-117