Egnatia merr një fitore të çmuar në Shkodër, pasi mposht 1-0 në “Loro Boriçi” Vllazninë vendase. Një gol i Fernandos në fundin e pjesës së parë ka vulosur fatin e kësaj sfide.
Miqtë luajnë më mirë në pjesën e parë, ndërsa shkodranët reagojnë në të dytën dhe kanë një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por Latifi gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Egnatia shënon sërish me Fernandon, por goli anulohet nga VAR.
Egnatia merr tre pikë të arta, parakalon Vllazninë dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 21 pikëve.
Zhgënjen Vllaznia, që pas kësaj disfate zbret në vendin e 5-të.