Laçi barazim pa shije me Kamzën, Kastrioti shtang Flamurtarin

Kastrioti shtang Flamurtarin, Kamza ndal Laçin!

Shah në Laç. Kurbinasit luanin ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi dhe përballë tyre u gjend një Kamzë e vendosur mjaft mirë.

Trajneri Gjoka e kishte bërë të qartë se nuk duhet të humbnin këtë herë dhe skuadra e tij ishte mjaft e kujdesshme.

Por jo vetëm kaq, pasi u edhe përpara dhe Kamza pati mundësinë të shënonte me Bonanin në pjesën e parë të takimit. Shtubina dhe Altiparmakovski kishin mundësitë e tyre për kurbinasit, por pa mundur të ishin të rrezikshëm për portierin Ilir Avdyli.

Te Kamza pati protesta për gjykimi, me gjytarin Klajdi Kola që u tregua “bujar” ndaj ndërhyrjeve të Fangajt. Shkodrani mund të kishte dalë me karton të kuq në dy momente. Pjesa e parë u mbyll 0-0 dhe dyta nisi me një rast mjaft të mirë.

Martinena shërbeu për Plakun, i cili me një diagonale kërkon kuadratin. Topi shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Në fund ishte Mersinaj që për Laçin provoi të shënonte me kokë pas një krosimi të Segjinit, por pa sukses. Deri në fund nuk pati më gol dhe Kamza mori një pikë, por bie në vendin e fundit. Laçi shkon në vendin e pestë, pasi Kukësi e Teuta kanë fituar këtë javë.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 15
E diel, më 2 dhjetor, ora  14:00

LAÇI 0-0 KAMZA

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina (Berisha 66′), Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli.

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja, Beqiri, Bonani, Frashëri (Rezi 93′), Arrabal, Malaj, Fukui, Plaku, Martinena (Roloviç 68′). Trajner: Ernest Gjoka.
Kartonë të verdhë: Fangaj 30′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Ardian Beqiri

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Kastrioti ka bërë të paimagjinueshëm duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. Një fitore force dhe karakteri për krutanët që në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës marrin 3 pikë të arta. Një ndeshje skandaloze për vlonjatët që tregojnë se nuk kanëvazhdimësi, por kurba e tyre pëson ulje-ngritje takim pas takimi. Askush nuk e kishte menduar se tekniku Stavri Nica do t’i rrëmbente 3 pikët trajnerit kampion Ilir Daja.

Takimi u vendos në minutën e 32′ të ndeshjes. Krosim nga korne për krutanët, mbrojtja bregdetare nxjerr topin nga zona. Sfera përfundon në këmbët e afrikanit Okebugwu që gjuan fluturimthi me të majtë dhe e dërgon topin në rrjetën e portierit Qirko. Ky i fundit kishte zënë vendin e Koliçit që ka qenë i dëmtuar gjatë javës. Goli çorientoi ekipin bregdetar, por mobilizoi vendasit. Pjesa e parë u mbyll në barazim.Në të dytën, Flamurtari u hodh i gjithi në sulm, por nuk ia doli mbanë të barazonte. Skuadra e Dajës mundohet me të gjitha forcat, por vendasit u rreshtuan mjaft mirë mbrapa, e ndonjëherë luajtën dhe me nervat e trye me ndonjë vonesë loje të tepërt.

Kastrioti kishte mundësinë të mbyllte rezultatin, por Ymeraj gaboi në minutyën e 87′, pas penalltistë së fituar nga Bardhi. Gjuajtja e shkodranit u prit mjaft mirë portieri Qirko. Përfundimisht, Kastrioti fiton duke marrë 3 pikët dhe duke kaluar në renditje Kamzën, tashmë ndodhet në vendin e parafundit me 10 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e 6 me 22 pikë. Një sezon  i dobët deri tani për bregdetarët.