Laborator droge në Fier, u gjetën mbi 300 fidanë kanabis

U gjet edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike...

Në këtë shtëpi në perferi të Fierit funksiononte një laborator droge.

Të paktën 312 fidanë kanabis u gjetën brenda saj gjatë kontrollit të policisë ku u ndaluan edhe e zonja e shtëpisë 48 vjeçarja Qamile dhe i biri Anxelo Kapaj 22 vjeç.

Kryefamiljari Aleksandër Kapaj 53 vjeç dhe një shtetas kosovar 33 vjeç janë shpallur në kërkim

Procedim penal është hapur edhe për 3 elektricistë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. në shtëpi u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrikem, që furnizonte pajisjet për kultivimin e hashashit.