Kuvendi rrëzon rezolutën për gjenocidin serb, Berisha filmon deputetët

Ditën e sotme Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Sali Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur një Putini të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.