Kuvendi miraton me shumicë votash drejtoreshën e re të INSTAT

Ajo është zgjedhur në seancën plenare të ditës së sotme me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.

Elsa Dhuli do të jetë drejtoresha e re e përgjithshme e Institutit të Statistikave.

Ajo është zgjedhur në seancën plenare të ditës së sotme me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.

Dhuli e mbante përkohësisht këtë pozicion që prej largimit të Delina Brahimajt që u vendos në krye të doganave, transmeton Scan.

Znj.Elsa Dhuli, përpara emërimit në detyrën e re ka qenë zëvendëskryetare e Bordit Drejtues të INSTAT, i cili ka për detyrë të përcaktojë strategjinë e zhvillimit të institucionit dhe të propozojë planet për zbatimin e buxhetit dhe mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave të tij.