Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet Kushtetuese...

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet Kushtetuese.

Ndryshimet Kushtetuese janë miratuar me 106 vota pro. Ndërkohë kanë qenë 10 deputetë të cilët kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë, ndërsa 6 munguan, mes tyre 3 për arsye shëndetësore. Në seancë mungonin Enada Kapllani dhe Ligoraq Karamelo, ndërsa nuk votoi Ambra Borova. Ndërkohë në sallë nuk morën pjesë për shkak të prekjes nga Covid-19, tre deputetët Artur Roshi, Elio Hysko dhe Ralf Gjoni, shkruan Top Channel.

Kanë votuar kundër deputetët: Roshi, Shtjefni, Topi, Piciri, Hoti, Alimadhi, Gjuzi, Dhimitri, Gjetani dhe Maliqi.

Vijon…