Gjatë kontrollit për kushtet e sigurisë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante, një në Gjirokastër dhe një në Përmet, ndërsa ka gjobitur një tjetër,raporton Top Channel.
Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Ëillson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.