Kurti takon Kryeministrin Zaev!

Kryeministri në ardhje, z. Kurti sot në Shkup ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.