Janë luajtur këtë të diel dy sfidat e radhës të kampionatit, ajo mes Laçit me Kukësin dhe Kastriotit me Luftëtarin. Këto dy të fundit kanë luajtur në Fushë Krujë, aty ku të dyja skuadrat erdhën me synimin e qartë për të marrë pikë. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, teka të dyja skuadrat kanë bërë shumë pak për të gjetur golin. Por në pjesën e dytë Luftëtari shënon dy herë, duke fituar kundër Kastriotit me rezultatin 0-2.
Të parët që sulmojnë portën janë vendasit. Mziu dërgon një top në zonë, por Shkurtarj largon rrezikun, ndërsa në minutën e 9` të takimit është Okebugu që gjuan por pa arritur të jetë i saktë. Luftëtari zgjohet pas pesëmbëdhjetë minutave të para të lojës, teksa Shkurtaj dhe Milosavljev mundohet të ushtrojnë presion në portën e Kukës.
Minutat kalojnë ndërsa të dyja skuadrat ulin ritmin, ku më shumë se sa për të shënuar, ruajnë portën. Vertikalizimet e gjata dhe shpeshmazi të gabuara, bëjnë që asnjëra dhe as tjetra të mos arrijnë të shfaqi rrezik në portat respektive. Të besuarit e Gentian Mezanit janë më aktiv në gjysmëfushën kundërshtare, por mbrojtja e Kastriotit ka ndryshuar duke treguar kujdes në çdo aksion.
Rasti më i mirë i pjesës së parë është ai i Mziut, i cili gjuan nga jashtë zone një predhë që largohet nga Ruçi, me këtë të fundit që përplaset me shtyllën, por pa rrezik. Kështu mbyllet pjesa e parë e takimit, ndërsa në të dytën Luftëtari është më kërkues. Skuadra e Gentian Mezanit hidhet në sulm që në fillim dhe gjen golin me anë të Vasil Shkurtaj, që në të 48` shënon pasi merr një kros nga krahët. Kështu rezultatin shkon në 0-1 për Luftëtarin.
Me avantazhin në favor, skuadra e Luftëtarit rrit lojën e saj në gjysmëfushën kundërshtare. Vendasit dalin me vështirësi nga zona, teksa mundohet të luajnë nga krahët. Gjithashtu në pjesën e dytë të lojës, skuadrat shfaqin më shumë tension, teksa herë pas here lojtarët përplasen me njëri-tjetrin.
Është arbitri ai që ndërhyn disa herë për të mos lejuar përshkallzimin e situatës mes lojtarëve. Ndërkohë sa i përket lojës, gjirokastritët do të shënojnë dhe njëherë në portën e Kastriotit, duke i çuar shifrat në 0-2 dhe siguruar fitoren. Është sërish Vasil Shkurtaj që shënon në portën e Kukës, pas një pasimi të saktë nga Xhekson në minutën e 83`. Një fitore e rëndësishme kjo për Luftëtarin që shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit pa ndryshuar pozitat.
Kastrioti-Luftëtari 0-2
Shënues: Shkurtaj 48′ 83′
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Shehu, Çutra, Mziu, Ogebugu, Xhunior, Bardhi. Trajneri: Stavri Nica
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rapo, Rroca, Roadoviç, Milosavljev, Shkurtaj.Trajneri: Gentian Mezani
83′ GOL – Shkurtaj nuk mund të gabojë me portën thuajse të boshatisur. Sulmuesi shfrytëzoi më së miri topin e pasuar nga braziliani Xhekson
48′ GOL – Radoviç kroson në zonë për Shkurtajn, sulmuesi nga brenda zonës mposht portierin Kuka të Kastriotit
Braziliani William Cordeiro nderon Kukësin në transfertën e vështirë ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Anësori 25-vjeçar shënoi golin e vetëm të takimit pasi një mori një asist perfekt nga Shafik në minutëm e 60-të dhe me cilësitë e një numri 9 fals realizoi golin që i vlejti 3 pikë skuadrës verilindore. Mjaft domethënës edhe përqafimi mes futbollistëve, ku veçohet Reginaldo, me trajnerin Armango Cungi, çka tregon që polemikat mediatike e javëve të fundit janë lënë pas.
Ishte një sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu, pasi e dominoi përgjithësisht në lojë kundërshtarin, që me këtë disfatë merr një tjetër goditje të rëndë fill pas humbjes me Teutën.
Kurbinasit, që një javë më parë mbanin rekordin e skuadrës së pamposhtur, tashmë janë kthyer me këmbë në tokë, por gjithsesi qëndrojnë në vend të katërt me 16 pikë, 1 më shumë se Teuta dhe Flamutari.
Bardhezinjtë nuk patën forcën e duhur për të rrezikuar pas golit të pësuar. Kukësi mund të shënonte edhe golin e dytë, pasi ishte më i qartë në lojë. Gjithsesi ndeshja u mbyll me vetëm një gol. Mjafton për verilindorët, që marrin tre pikët dhe ushtrojnë presion te Partizani e Skënderbeu që përballen nesër mes tyre.
Laçi-Kukësi 0-1
Shënues: Uilliam 60′
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Najdenov, Berisha, Altinparmakovski, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu
78′ – Donjet Shkodra provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi shkon mbi traun e portës së Laçit.
60′ Gol – Shafik Tigruxha vertikalizon për Uilliam Kordeiro, i cili i vetëm me portierin Gentian Selmani arrin të shënojë golin e epërsisë.
48′ – Shkodra kërkon të befasojë nga distanca portierin Selmani. Mesfushori goditi fort, ndërkohë që kapiteni i kurbinasve e devijoi topin dhe shamngu golin
6′ – Najdenov vertikalizon për Shtubinën, shkodrani nuk e devijon dot. topi kontrollohet nga Frashëri.