Kukës, një burrë sulmohet nga ariu teksa po kulloste bagëtitë

Një shtetas 45 vjeçar është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë.

Një shtetas 45 vjeçar është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjallicë të Kukësit, shkruan Top Channel.

I plagosuri mori plagë të kokë, shpatull dhe në këmbë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nga Tirana u nis një helikopter për t’i ardhur në ndihmë.

Nga burime zyrtare mësohet se 45 vjeçari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën dhe po transportohet për në Spitalin Ushtarak.