Një 49 vjeçar në Kuçovë është arrestuar nga policia për vjedhje.
Në pranga ka përfunduar Arjan Kërkuta, banues në lagjen ‘’Tafil Skëndo’’, i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Policia sqaron se “arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur kangjellat metalike të pusit të naftës”.
Gjithashtu gjatë shoqërimit kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, si dhe u konstatua se ka pushtuar një siperfaqe toke e cila është pjesë e pusit të naftës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhja’’,‘’Kundërshtimi punonjësit të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Pushtimi i Tokës’’.