Krizë në qeverinë greke. Emri i ri i Maqedonisë, dorëhiqet Kamenos; Tsipras kërkon votëbesim

Pas 10 ditësh zhvillimesh të vrullshme politike, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe qeveria e tij vihen para një sprove të re: votëbesimit parlamentar.

Pas 10 ditësh zhvillimesh të vrullshme politike, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe qeveria e tij vihen para një sprove të re: votëbesimit parlamentar.

Shkak për këtë ka qenë votimi i Marrëveshjes së Prespës në Shkup dhe miratimi i saj në ditët në vijim nga Parlamenti grek. Ishte kjo ngjarje që ka shtyrë kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, që të japë dorëheqjen e tij, pas një takimi gati një orë mëngjesin e së dielës me kryeministrin.

“Çështja e emrit të Maqedonisë nuk më lejon të mos sakrifikoj postin tim”, ka deklaruar ish-ministri i Mrojtjes dhe ka shtuar se nuk mund të vazhdojë më bashkëpunimin qeveritar. Menjëherë ka pasuar një deklaratë për mediat nga kryeministri, i cili para këtyre zhvillimeve ka kërkuar votëbesim të qeverisë dhe kjo i ka dhënë fund bashkëjetesës mes Grekëve të Pavarur dhe partisë Syriza.

Tsipras ka deklaruar gjithashtu se pas këtij zhvillimi do të shkojë tek kryetari i Parlamentit dhe do të kërkojë votëbesimin e 300 depuetetëve të tij, proces ky që pritet të zhvillohet ditën e enjte. Nëse ai dështon, atëherë vendi shkon për 40 ditë në zgjedhje të parkohshme parlamentare, që do të zhvillohen para atyre për Parlamentin Europian dhe zgjedhjeve bashkiake në maj të këtij viti.

Por, kreu i qeverisë Tsipras ka shprehur besimin se ai zotëron 151 deputetë, vota e të cilëve do t’i japë votëbesimin dhe për të vazhduar deri në tetor, kur është edhe afati normal i zgjedhjeve. Partia Syriza ka 145 deputetë në Parlament, por votëbesimin thuhet se do t’ja japin qeverisë edhe 6 ose 7 deputetë të tjerë. Nëse Tsipras arrin edhe këtë fitore, ai do të sjellë në Parlament Marrëveshjen e Prespës brenda disa ditëve, ndërsa edhe për këtë votim shprehet i sigurt se do të miratohet me shumicën absolute të votave./TCh