Krimi në Tiranë, policia: Autori vrau ish-bashkëshortin e vajzës, nga të shtënat u plagos avokati

Ja kush është viktima (Emri)

Zbardhen detajet e reja të krimit të dyfishtë në Tiranë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Policia e Tiranës deklaron se ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” ku dyshohet se shtetasi Mexhit Picari ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Salia (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi Mexhit Picari. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.