Krim i dyfishtë në familje

Burri vret gruan me thikë dhe hidhet nga lartësia

Një krim i rëndë në familje që ka tronditur Librazhdin. Një 53- vjeçar ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, sherri mes dy bashkëshortëve ka nisur për motive të dobëta.

FillimishDaut Gjokola ka goditur me thikë 49 vjeçaren Lule Gjokola dhe më pas është hedhur nga lartësia.

53 vjeçari ndërroi jete në vend, ndërsa gruaja vdiq ne spital ku dhe u dërgua në gjendje të rende Çifti ka dy fëmijë, të cilët mësohet se nuk kane qene ne banesë momentin e krimit.

Dyshohet se kanë qenë motivet e xhelozisë që e shtynë 53-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt makabër.