Shënohet një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit me Deklaratën për Krijimin e një Rrjeti Ndërkombëtar të Agjencive të Antikorrupsionit.
Konferenca u organizua nga Presidenca kroate e Këshillit të Europës në bashkëpunim me GRECO, me synim promovimin e bashkëpunimit të ngushtë të autoriteteve antikorrupsion në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë konferencë ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda.
Ministria e Drejtësisë bën të ditur se panelet ndër të tjera përfshinin dhe rolin e medias së lirë në luftën kundër korrupsionit.
Një media transparente, bashkëpunëtore në raportimin e aferave korruptive, është pararojë e integritetit dhe pastërtisë së figurave publike.
Deklarata e nënshkruar nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë zyrtarizon edhe më tej bashkimin ndërkombëtar kundër korrupsionit në përpjekjen për sigurimin e integritetit./ATSH