Kreu i BE-së për të drejtat e njeriut kërkon drejtësi për Khashoggin

"Vrasja e tmerrshme e Khashoggit hedhë dritë mbi shkeljen brutale të këtyre të drejtave nën regjimin saudit", shkroi Panzeri në kolumnën e botuar në gazetën "Washington Post"

Drejtësia duhet të mbërrijë për kolumnistin e vrarë të “Washingtonit Post”, Jamal Khashoggi, tha kryesuesi i Nënkomitetit të BE-së për të Drejtat e Njeriut, Antonio Panzeri, në një artikull të publikuar të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vrasja e tmerrshme e Khashoggit hedhë dritë mbi shkeljen brutale të këtyre të drejtave nën regjimin saudit”, shkroi Panzeri në kolumnën e botuar në gazetën “Washington Post”.

Panzeri shkruan se pavarësisht turnit nëpër kryeqytetet botërore që kanë për qëllim të nxisin reformat në vendin e tij, me të cilat portretizohet si një lider rajonal në fushën e të drejtave të njeriut, qeveria e Bin Salmanit ka ndjekur një rrugë e cila çon në një drejtim krejtësisht tjetër.

“Pavarësisht disa koncesioneve të vogla regjimi ka vazhduar të sillet në mënyrë autoritare dhe represive”, tha Panzeri.

Në artikullin e publikuar, ai thotë se nevoja për të krijuar marrëdhënie me fuqitë ndërkombëtare, flet për koncesionet e herëpashershme të princit të Kurorës.

Për fat të mirë, thotë ai, ende ka liderë të cilët shohin me dioptri të qartë për çka kanë shqetësime për të pasur marrëdhënie me një diktator.

Panzeri nënvizon se Bashkimi Evropian (BE) duhet “të mbetet aktiv” në rastin e Khashoggit, duke shtuar se ai do të mbetet aktiv që të dalë në shesh e vërteta mbi Khashoggin.

Khashoggi një kolumnist i “Washington Post”-it u vra brutalisht në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit të kaluar, pak pasi hyri në objektin diplomatik.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së qendrës.