Kosovë, një viktimë dhe 888 raste të reja me COVID-19

Kosova brenda 24 orëve të fundit ka kryer 6.086 teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19) nga të cilat 888 raste rezultuan pozitiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka regjistruar edhe një viktimë tjetër nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 2.274.

Po ashtu 38 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në 105.881 numrin e pacientëve të shëruar paraprakisht të prekur nga virusi, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 3.489.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kosovare kanë kryer 777.856 teste të dyshuara për COVID-19 nga të cilat gjithsej 111.644 raste kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka administruar 16.905 doza të vaksinës COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë ka administruar 521.737 doza, ndër të cilat 174.991 qytetarë kanë marrë të dy dozat e nevojshme.