Kosovë, aksident i rëndë në Suharekë. 5 viktima, mes të cilëve 3 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e dielë në Kosovë.

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, konkretisht në fshatin Biraçë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.

Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus

Aksidenti ndodhi në orën 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke- Duhel, konkretisht fshati Biraqë. Në këtë rrugë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatalë për shkak të kthesave që ndodhen aty.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion