Kosovë, 9 të vdekur dhe 78 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 459 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 9 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 548 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 78 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 13.791.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 459 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 52.616 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 190 pacientë të shëruar në 24 orët e fudnit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.