Kosovë, 4 viktima dhe 113 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, vendi ka regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.651 raste...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit katër persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.217, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 106.651 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.678 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 559.537 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 316 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 98.539, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.895.