Kosovë, 36 viktima dhe mbi 1.600 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 36 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.457, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.630 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 142.671.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 11.017 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 961.753 teste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 816 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 113.699 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 26.575.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.