Kosovë, 13 të vdekur dhe 245 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 468 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 249 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 245 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 8.799.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 468 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 37.411 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 133 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687.Kosovë, 13 të vdekur dhe 245 raste të reja me COVID-19