Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 327 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 188 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 10.247
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 462 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 40.646 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 142 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.