Kosova gati të strehojë afganët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për strehimin e përkohshëm të shtetasve afganë dhe familjeve të tyre që kanë bashkëpunuar me strukturat e NATO-s dhe SHBA-s në Afganistan.

Vendimi i qeverisë së Kosovës është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla thotë se ky vendim është një përpjekje e Kosovës të ofrojë ndihmën e saj duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare për personat, të cilët gjenden në rrezik.

Vendimi i qeverisë për afganët është përshëndetur dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, ai e quan të drejtë dhe të domosdoshëm strehimin afganëve të rrezikuar nga konflikti në Afganistan.

Të gatshme për të pritur afaganë janë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Aktualisht në Aganistan ndodhen disa shtetas të Kosovës, rreth 100 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një qytetare nga Shqipëria.