Kosova e pafat, nuk shkon më tepër se barazim ndaj Bullgarisë

Perla e Zenelit dhe spektakli në tribuna nuk i mjaftojnë Kosovës, për të thyer Bullgarinë

Kosova ka barazuar ndeshjen e parë të kualifikueseve të Grupit A me rezultatin 1-1 ndaj Bullgarisë në Fadil Vokrri të Prishtinës. Ashtu siç shkoi ndeshja, barazimi mund të duket një rezultat pozitiv, por kosovarët kanë zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë duke dominuar ndaj bullgarëve, por në fund mungoi goli i fitores.

Megjithatë, kjo ishte ndeshja e 12-të pa humbje e Kosovës në miqësore dhe ndeshje kompeticioni. Bozhikov shënoi golin e avantazhit për miqtë në minutën e 39’. 

Kosova ngjitet në vendin e tretë të grupit me një pikë, ndërsa bullgarët ndodhen në vend të dytë me një pikë më shumë.  U desh të presim minutën e 62-të për të parë golin e barazimit 1-1, i cili erdhi pas një veprimi të mirë individual të Arbër Zenelit që shënoi një supergol nga distanca.

Pas golit të barazimit, Kosova vazhdoi sulmet e pareshtura në kërkim të golit të fitores, duke tentuar me anë të Zenelit nga goditja e dënimit, Rashicës dhe Edon Zhegrovës, por fati nuk ishte me ne dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Me këtë barazim, ekipi jonë përfaqësues e sheh veten në pozitën e tretë me një pikë, ndërsa Bullgaria renditet e dyta me dy pikë.

Në ndeshjen e radhës, Dardanët udhëtojnë te fqinjët e Malit të Zi, ndërsa Bullgari udhëton te Çekia.