Koronavirusi mund të shkaktojë një recesion ekonomik europian

Shumë ekonomistë thonë se zinxhirët e furnizimit global do të preken dhe rritja globale do të ngadalësohet të paktën në pjesën e parë të vitit.

Frika për ndikimin e koronavirusit në ekonominë europiane po shtohet ndërsa rastet e të prekurve po rriten në mënyrë dramatike në Itali dhe në vendet e tjera anëtare të unionit.

“Për momentin në Itali ne tashmë po shohim disa efekte negative në aktivitetet që lidhen me turizmin, siç janë akomodimi dhe restorantet,” tha Nicola Nobile, ekonomisti italian i Oxford Economyics.

Katër provincat në Lombardi që janë prekur më së shumti nga virusi përfaqësojnë 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto Italian (PBB) dhe 2% të PBB-së së Eurozonës, tha Nobile, i cili parashikon se në pjesën e parë të vitit virusi do të ndikojë të paktën në 0.1% të PBB-së.

“Përveç turizmit, ne gjithashtu mund të shohim disa pasoja negative në disa sektorë industrial “shtoi Nobile.

Në varësi të shpërthimit, mund ta shtyjë në ekonomi tashmë të dobët europiane në recesion, thonë konomistët.

“Nëse kjo shndërrohet në një pandemi të plotë, atëherë i gjithë rajoni ka të ngjarë të bjerë në recesion,” tha Ángel Talavera, i cili është kreu i ekonomisë së Evropës në Oxford Economyics, veçanërisht pasi që zona e euros po rritet me një “ritëm shumë të dobët”.

Një pandemi është përcaktuar si “përhapja në mbarë botën e një sëmundje të re” nga OBSH, por organizata ndërkombëtare ende nuk e ka deklaruar COVID-19 si të tillë.

“Italia është e dukshmja më e rrezikuar për dy arsye, sepse shpërthimi po ndodh atje dhe sepse është ekonomia më e dobët në rajon,” tha Talavera.

“Gjermania është gjithashtu në rrezik duke pasur parasysh që ekonomia e saj ka kufizuar recesionin tashmë për ca kohë, dhe sektori i saj i madh industrial është shumë i ekspozuar ndaj prishjes së mundshme të zinxhirit të furnizimit që virusi mund të shkaktojë,” shtoi ai.

Turizmi merr një goditje

Ministri francez i financave tha në një intervistë me CNBC gjatë fundjavës se sektori i turizmit në Francë ishte goditur tashmë për shkak të koronavirusit.

“Ne kemi më pak turistë, natyrisht, në Francë, rreth 30%, 40% më pak se sa pritej”.

Airlines tashmë është duke ndjerë ndikimin pasi shumë fluturime janë anuluar drejt territorit të Kinës.

Kina ndikon në ekonominë globale

Komisioneri i ekonomisë në BE Paolo Gentiloni ka deklaruar sesa më e gjatë të jetë kohëzgjatja e epidemisë, aq më i fortë do të jetë ndikimi i saj, veçanërisht sepse Kina është një lojtar i fuqishëm në ekonominë globale.

“Rëndësia e ekonomisë kineze në ekonominë globale është ndryshuar jashtëzakonisht shumë që nga epidemia e fundit që kemi pasur në 2003 që ishte epidemia SARS. Ekonomia kineze ishte në atë kohë 4% e ekonomisë globale, tani është pothuajse 18% e ekonomia globale”.

“Pra, nëse kemi një problem në Kinë, do të kemi mbingarkesë të këtij problemi në zinxhirët e furnizimit të prodhimit në udhëtime, në turizëm dhe në sektorë të tjerë.”

Shumë ekonomistë thonë se zinxhirët e furnizimit global do të preken dhe rritja globale do të ngadalësohet të paktën në pjesën e parë të vitit.

Zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar theksoi se ekziston “pasiguri” në lidhje me ekonominë globale, por tha se FMN-ja ka “të ngjarë” të minimizojë “parashikimet e rritjes ekonomike për botën”. /Monitor