Koreja e Veriut kthen 55 arkivole me mbetjet e ushtarëve amerikanë

Koreja e Veriut ka kthyer 55 arkivole, që besohet të përmbajnë mbetjet e trupave amerikane të vrarë gjatë Luftës së Koresë. Gjithsesi, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se arkivolet kanë vetëm një shënim ushtarak dhe se duhet t’u nënshtrohen analizave.

Një ekspert i mjekësisë ligjore tha se analizat fillestare treguan se mbetjet kishte të ngjarë të ishin të trupave amerikane, të vrarë në luftë.

Aktualisht 55 arkivolet me turpar e supozuar të ushtarëve amerikanë po dërgohen nga Koreja e Jugut për në Haëaii, ku pritet të bëhet edhe një ekzaminim më i gjerë.

Koreja e Veriut më parë i ka kthyer mbetjet e supozuara të ushtarëve të huaj që rezultuan të keqidentifikohen. Gjatë ditës së sotme, ushtria amerikane mbajti një ceremoni riatdhesimi në bazën ajrore Osan, në Korenë e Jugut, ku kutitë kishin mbërritur javën e kaluar.

“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se në ato arkivole janë mbetjet e ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën Koreane”, tha John Byrd, një antropolog i mjekësisë ligjore që punon për agjencinë me qendër në Haëaii, raporton TCh.

Në vitin 2011, Peniani ktheu mbrapsh eshtrat e një piloti luftarak britanik, por analizat treguan se bëhej fjalë për mbetjet e një qeni. Pikërisht për këtë arsye, autoritetet amerikane mbeten dyshues, deri në momentin që të ekzaminohen plotësisht të gjitha mbetjet në arkivole.