Korçë, dy banesa shkrumbohen nga zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku dy banesa janë përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku dy banesa janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 në qytetin e Korçës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke bërë që njëra nga banesat të digjet plotësisht ndërsa tjetra që ishte ngjitur me të ka marrë dëme të mëdha materiale, raporton Top Channel.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.