Korçë, arrestohen 4 persona për baste të paligjshme

Ndaj 4 personave në Korçë ka nisur procedimi penal për “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Ndaj 4 personave në Korçë ka nisur procedimi penal për “Organizim të lotarive të palejuara” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Sipas policisë, këta shtetas në lagjet nr 15, 17 dhe 3, ushtronin aktivitet të basteve sportive pa dokumentacionin përkatës.

Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve: A.Sh, 25 vjeç, banues në fshatin Blush-Kolonjë; S.B, 52 vjeç, banues në Korçë; A.P, 36 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe ndaj shtetasit E.K, 56 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 7 u kap duke ushtruar pa licencë, veprimtari financiare të këmbimit valutor. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.