Kontrolle për kanabis në parcela e sera në Krujë, krerët më të lartë të policisë në terren, Ardi Veliu hyn në një banesë, ja pamjet e operacionit

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH që po krehin zonën, kryesisht në fshatin Nikël...

Krerët më të lartë të Policisë shqiptare kanë zbritur në terren në zonën e Krujës sot ku po zhvillohet një aksion anti-drogë për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit dhe janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH që po krehin zonën, kryesisht në fshatin Nikël.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Beza për “BalkanWeb” shihen se po kontrollohen sera, parcela si dhe shtëpi e vila. në një prej tyre ndodhet edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i veshur civil, ndërsa nga ana tjetër forcat e tjera të policisë janë të armatosura rëndë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Po kështu në aksion janë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka. Deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi, të cilat janë asgjësuar me djegie.