Kontrolle intensive të policisë Elbasan, 817 masa administrative

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. 47 shtetas janë proceduar penalisht nga të cilët: 11 të arrestuar, 29 janë procedure penalisht në gjendje të lirë, 2 shtetas janë ndaluar, si dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme,raporton ATSH.

Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave nga Policia Rrugore janë vendosur 817 masa administrative, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë kontrolluar 429 automjete.

Në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë, 121 shtetas, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në zbatim të plan-masave, për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Peqin dhe Gramsh janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan. Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.