Konfiskohen mbi 5 ton kokainë në Spanjë, 15 të arrestuar

Gjatë operacionit i cili është kryer sot në Malaga morën pjesë pjesëtarët e gardës civile dhe policia nacionale, tha një zyrtar që deshi të mbetet anonim

 Një zyrtar spanjoll deklaroi se policia ka arrestuar 15 persona në një operacion kundër tregtisë me drogë duke konfiskuar mbi 5 ton kokainë, që ishte fshehur në një dërgesë me banane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë operacionit, që është kryer sot në Malaga, morën pjesë pjesëtarët e gardës civile dhe policia kombëtare, tha një zyrtar që deshi të mbetet anonim.

Në një park industrial në Malaga, ku u gjet drogë, mund të shiheshin dhjetra makina policore, thanë dëshmitarët për mediat lokale.

Në prill, në qytetin port spanjoll të Algeciras, po ashtu në një dërgesë me banane u gjetën 9 ton kokainë kolumbiane, një rekord evropian në sasinë e drogës së gjetur në një kontejner për transport.