Komuniteti Politik Evropian do të mbajë takimin e parë në Pragë

Në kryeqytetin çek do të nisë takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi, i krijuar pas propozimit të dhënë nga presidenti francez Emmanuel Macron në muajin maj, do të mbledhë liderët e 27 shteteve të Bashkimit evropian (BE) dhe 17 vendeve të tjera evropiane: Türkiye, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Sipas një deklarate të BE-së, Komunitetit Politik Evropian synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

“Kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë organizata të reja në këtë fazë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, do të jetë ndër liderët që do të marrin pjesë në samitin e sotëm. Ai gjithashtu do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të tjerë të pranishëm, përfshirë kryeministrin armen Nikol Pashinyan.

Në deklaratën thuhet se liderët e BE-së do të mbajnë gjithashtu një takim jozyrtar të premten, ku “lufta e Rusisë në Ukrainë, energjia dhe situata ekonomike” do të jenë në krye të agjendës.