Kompana Apple së shpejti edhe me produkte të reja

Kompania apple ka njoftuar se do të bën një ndryshim gjigand në mënyrën në të cilën i ndërton kompjuterët duke i zëvendësuar chip-at e kopmanisë Intel, të cilët deri me tani kanë qenë “truri” i  kompjuterëve të Apple me chip-a nga familja ARM, të prodhuara nga vet kompania Apple dhe të cilët tanimë përdorën në produktet si Iphone apo Ipad.

Fillmisht pritet që apple do të fillon t’i përdorë chip-at e vet në produketet e ardhsmme të familjes MAcBook Air dhe MacBook pro, por, së shpejti chpat ARM do të gjenden në të gjithë kompjuterët, laptopët apo desktopët e prodhuara nga kjo kompani.  Gjatë viteve të kalara Apple ka hasur në vështirësi në zjhvillimin e modeleve të reja të PC-ve për shkak të kufizimeve të chipa-ave të pordhuara nga Intel, krijimi i chipit të vet kompanisë Apple do t’i mundëson këtij gjigandi elektronik që të vazhdojë zhvillimin e produketeve të tyre në cilin do drejtim që e dëshiron kompania.

Përfundimisht, vendosja e chip-ave ARM në të gjitha produktet e apple- nga dsktop-at deri te Iphone apo Ipad, do t’i jap kompanisë mundësi shumë më të mëdha të kontrollit të mënyrës në të cilën funksionojnë produktet e veta, si dhe mënyrës në të cilën ato komunikojnë mes vete.

Zhvilluesit e software-it të apple, tanimë kanë filluar të punojnë në krijimin e programeve për produketet e reja të cilat do të mund të përdorën në të gjitha produktet e apple- pra, i njejti program do të funskionojë në të gjitha platformat me vetëm pak ndryshime që kanë të bëjnë me menyrën se si kontrollohën funksionet e software-it, përmes tastatures apo touch-screen-ave.

Edhe pse pritete që do të nevojiten edhe disa vite para se të gjithë produktet e apple të jenë duke përdorë chip-at e ri,  krerët e kompanisë thonë se besojnë që kjo levizje, në afat të gjatë, do ti jap apple një përparësi të madhe në krahasim me të gjithë konkurentët  në tregun  PC-ve por edhe në tregjet e smart-phone-ave dhe teknologjive tjera për konsumim të gjërë.  /gazetametro.net