Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës

Vijon përplasja mes mazhorancës qeverisëse dhe Presidentit Ilir Meta.

Komisioni Kuvendor i Ligjeve ka rrëzuar mëngjesin e sotëm një tjetër dekret të kreut të shtetit që kishte kthyer për rishqyrtim ligjin për Pushtetin Vendor.

Sipas Presidentit duheshin rishikuar dy nene të tij pasi cenonin procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre.

Por vërejtjet e Presidentit nuk u morën parasysh nga deputetët e mazhorancës.