Kokaina në portin e Durrësit/ Droga u zbulua nga agjencitë e huaja partnere, ishte fshehur në… Ja si u informua Policia e Shtetit

Detaje të fundit janë zbuluar në lidhje me sasinë e drogës të sekuestruar në portin e Durrësit.

BallkanWeb ka raportuar se sasia e kokainës, saktësisht 31 kilogramë, është pikasur nga agjencitë e huaja partnere, të cilat kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit.

Kokaina ishte fshehur brenda kapakëve te frigoriferit të një kontejneri.

Bëhet me dije se operacioni është në vijim dhe se vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e tjerë me banane.

Çelmeta raporton se brenda pak minutash pritet që policia e Shtetit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi rastin.