Vetëm dy ditë pas shkarkimit të Bledar Devollit, Kamza nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar ish mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, si trajner të ri të skuadrës.
Ky i fundit do të nisë nga puna menjëherë dhe do të mundohet të shfrytëzojë ndërprerjen dy javore të kampionatit, për të njohur më mirë grupin dhe për të sistemuar gjërat.
Klodian Duro ka vetëm një eksperiencë si trajner, atë te Kukësi gjatë sezonit 2015-2016, ku arriti të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa tashmë e pret një tjetër test i rëndësishëm.
Kamza shkarkoi trajnerin gjirokastrit Bledar Devolli të dielën në mbrëmje, pasi skuadra humbi ndeshjen ndaj Teutës, e dyta në 3 javët e para të kampionatit.