Kinë – Shkon në 20.438 numri i të prekurve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) në Kinë është 425, kurse numri i prekurve është rritur në 20 mijë e 438.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë ka deklaruar se numri i viktimave nga lloji i ri i koronavirusit është 425, kurse i të prekurve është 20 mijë e 438, nga të cilët 2 mijë e 788 janë në gjendje kritike. Ndërkohë 632 pacientë kanë dalë nga spitali.

Vazhdon të rritet edhe numri i rasteve të regjistruara në territoret janë Kinës kontinentale. Në Hongkongun (HKSAR) gjysmë autonom janë regjistruar 15 raste, kurse në krahinën tjetër me administrim të posaçëm (MSAR), Makao numri është rritur 8.

NHC ka deklaruar gjithashtu se 64 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë së koronavirusit që u konstatua për herë të parë më 12 dhjetor në Wuhan të provincës Hubei.

Kurse numri i rasteve të reja është 3 mijë e 235.