Kinë, rritet në mbi 43 mijë numri i të prekurve nga koronavirusi

Si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 1.018 persona, ku 1.016 prej tyre janë shënuar në Kinë dhe nga një rast të humbjes së jetëve në rajonin administrativ special Hong Kong dhe në Filipine

Është rritur në 43.097 numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri i cili është shfaqur në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore të vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavisurit të ri (2019-nCoV), koronavirusi përveç Kinës është përhapur në 24 vende dhe në ishullin e Tajvanit në konflikt me Kinën.

Si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 1.018 persona, 1.016 prej tyre janë shënuar në Kinë dhe nga një jetë e humbur në rajonin administrativ special Hong Kong dhe në Filipine.

Deri më tani në Kinë janë regjistruar 43.097 raste të koronavirusit, 42 në Hong kong, 10 në Macao dhe 16 raste në Tajvan.

Përveç Kinës vendet ku janë regjistruar raste të koronavirusit janë si më poshtë:

Japoni: 161

Singapor: 45

Tajlandë: 32

Kore e Jugut: 27

Malajzi: 18

Australi: 14

Vietnam: 14

Gjermani: 14

SHBA: 13

Francë: 11

Britani: 8

Emiratet e Bashkuara Arabe: 8

Kanada: 7

Itali: 3

Indi: 3

Filipine: 3

Rusi: 2

Spanjë: 2

Nepal: 1

Sri Lanka: 1

Kamboxhia: 1

Belgjikë: 1

Suedi: 21

Finlandë: 1