Kinë, rritet në 170 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Nga epidemia 2019-nCoV e përhapur në të gjithë qytetet, në rajonet autonome dhe rajonet administrative të veçanta në vend kanë humbur jetën 170 persona, ndërsa janë prekur 7.771 të tjerë nga të cilët 1.370 në gjendje të rëndë

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri (2019-nCoV) në Kinë, numri i të vdekurve është rritur në 170 persona, ndërsa janë prekur 7.711 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga epidemia 2019-nCoV e përhapur në të gjithë qytetet, në rajonet autonome dhe rajonet administrative të veçanta në vend kanë humbur jetën 170 persona, ndërsa janë prekur 7.771 të tjerë nga të cilët 1.370 në gjendje të rëndë, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Po ashtu është rritur në 12.167 numri i personave për të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi, ndërsa janë vendosur nën kujdes 81.947 persona të cilët kanë kontaktuar me personat e prekur nga virusi.

Në 24 orët e fundit në vend janë konstatuar 1.737 raste të koronavirusit të ri ku dhe janë përjetuar 38 humbje jete. Deri më sot kanë marrë trajtim dhe kanë dalë nga spitali 124 persona.

Numri i personave të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës në Hong Kong ka arritur në 10, ndërsa në Macau shtatë.

Në rajonin Hubei, i cili është edhe epiqendra e koronavirusit, thuhet se janë shënuar 162 raste të humbjes të jetës, nga 1 rast në Hainan, Hebei, Shangai, Heilongchiang, Pekin dhe Shangai dhe 2 raste në rajonin Hunan.

Ndërsa në të gjithë botën raste të koronavirusit janë regjistruar edhe në 14 raste në Tajlandë, 11 në Japoni, 10 në Singapor, 7 në Australi dhe Malajzi, 5 në SHBA dhe Francë, nga 4 raste në Emiratet e Bashkuara Arabe, Korenë e Jugut dhe Gjermani, 3 në Kanada, 2 në Vietnam si dhe nga një rast në Nepal, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Finlandë.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të virusit nCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.